KËTË JAVË “MODERNA” NË DISPOZICION TË QYTETARËVE TË MALIT TË ZI

Zëvendësdrejtoresha e Institutit për Barna dhe Pajisje Mjekësore (CinMED), Snezhana Mugosha, ka bërë të ditur se vaksina “Moderna” po vjen në Mal të Zi dhe se këtë javë do të jetë në dispozicion në pikat e vaksinimit në të gjithë Malin e Zi. Në programin e mëngjesit të TVMZ, Mugosha njoftoi se ishte një donacion i Republikës së Sllovenisë prej 42 mijë dozash. “Ne e dhamë pëlqimin javën e kaluar. Vaksina tashmë është aty dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të qytetarëve, të cilët kanë mundësinë të zgjedhin një nga numri i madh i vaksinave kundër virusit korona”, tha Mugosha. Ajo gjithashtu bëri të ditur se dhënia e vendimit për vaksinën “Johnson and Johnson” është në fazën përfundimtare. Ajo theksoi se qytetarët e Malit të Zi mund të jenë të qetë dhe të sigurt se të gjitha barnat e miratuara nga Instituti për Barna dhe Pajisje Mjekësore janë të sigurta dhe cilësore.

SHARE