ESCOBAR: UDHËHEQËSIT TË VENDOSIN NËSE DO TË KETË QEVERI TË PAKICAVE

Udhëheqësit e Malit të Zi duhet të vendosin nëse do të ketë qeveri të pakicave, tha zëvendësndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Gabriel Escobar. Duke folur për situatën në Mal të Zi, Escobar tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i takon Shteteve të Bashkuara të zgjidhin tensionet dhe problemet e koalicionit qeverisës brenda vendit anëtar të NATO-s. “Uashingtoni e ka bërë të qartë se çfarë pret, duke shpresuar se Mali i Zi do të mbetet një vend me orientim perëndimor, një anëtar i fortë i NATO-s dhe se do të vazhdojë të bëjë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se nuk besojnë se të gjitha partitë në spektrin politik i plotësojnë këto kritere dhe vlerësoi se Fronti Demokratik “dëshmoi se është dikush që provokon përçarje, nxit tensione etnike, bllokon vazhdimisht reformat në parlamenti dhe kështu bllokon rrugën drejt Evropës”. Escobar tha se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato kanë një efekt dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

SHARE