MARKOVIQ NË GUCI: QEVERIA FOKUSOHET NË PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË JETËS SË QYTETARËVE

“Ndarjet nga buxheti kapital prej 1.34 milionë euro janë parashikuar për disa projekte në Komunën e Gucisë, nga të cilat më i rëndësishmi është projekti i rregullimit të zonës së Krojeve të Ali Pashës, si dhe rindërtimi dhe pajisja e objekteve administrative”, u kumtua gjatë takimit.

Markoviq, i cili ndodhet për  vizitë pune në Guci, vuri në dukje se 200 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e rrugëve lokale në Komunën e Gucisë, që sipas tij janë tre herë më shumë se sa ishin ndarë më parë.

Ai, siç u njoftua nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së MZ, shtoi se çështja kyçe e zhvillimit të shtetit është çështja e zhvillimit të veriut. Pas takimit, Markoviq dhe Çekiq hapen zyrtarisht qendrën e re administrative të Komunës së Gucisë, me hapësirë mbi një mijë metra katror, ​​me vlerë prej 1.2 milionë euro.

Pjesa më e madhe e parave, 1.1 milionë euro, u siguruan nga Qeveria dhe pjesa tjetër nga Fondacioni i Gucisë dhe emigrantët malazezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komunës së Gucisë.

SHARE