Foto: Vijesti
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, shprehu optimizëm se Mali i Zi do të arrijë të përmbushë objektivin për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit.
Ajo theksoi se Komisioni Evropian mbështet këtë synim, ndërsa konfirmoi se po vijojnë bisedimet dypalëshe mes Podgoricës dhe Zagrebit për çështjet e hapura.
Kos tha se, disa hapa tashmë janë përmbushur, ndërsa pritet përparim edhe në çështjet e mbetura.
Ajo nënvizoi se, ndonëse koha deri në fund të vitit është e kufizuar, mbetet optimiste për përmbushjen e objektivit të Malit të Zi për përfundimin e negociatave.










