MBAHET SEANCA E DYTË E KËSHILLIT PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Këshilli për Reformën e Administratës Publike ka mbajtur sot seancën e dytë, të cilën e drejtoi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. Në seancë u shqyrtuan materiale të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike, në përputhje me Strategjinë e Reformës së Administratës Publike 2022-2026. Gjithashtu, Këshillit iu prezantua informacioni për shtrirjen e Analizës Funksionale për fushën e shëndetësisë, e cila po zhvillohet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Këshilli gjithashtu shqyrtoi: Metodologjinë e analizës në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore; Informim për nevojën e përmirësimit të mekanizmave institucionalë për zbatimin më të mirë të politikës së konsultimeve publike, si dhe Informacion për aktivitetet e ndërmarra në përgatitjen e Analizës së funksionimit të vetëqeverisjeve lokale. Anëtarët e Këshillit u njoftuan për ngritjen e platformës ILIAS për mësim dhe komunikim digjital. Në këtë drejtim, Mali i Zi është vendi i parë në rajon që do të kryejë një analizë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe do të krijojë një platformë (ILIAS) për mësimin digjital, përmes së cilës të gjithë qytetarët e Malit të Zi, nga studentët e deri te pensionistët, do të mund të të shkollohen. Seanca e dytë i Këshillit ishte gjithashtu një mundësi për të miratuar iniciativën e Sindikatës së Administratës dhe Gjyqësorit për anëtarësim në Këshill.

SHARE