KOMITETI I STABILIZIM-ASOCIIMIT I PARLAMENTIT EVROPIAN TË ENJTEN PËR SITUATËN NË MAL TË ZI

Komiteti i Stabilizim-Asociimit i Parlamentit Evropian me Malin e Zi (POSP) do të mbajë një takim përgatitor të enjten (18 nëntor) për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën politike, ekonomike dhe epidemiologjike në Mal të Zi. Në takim do të diskutohet edhe për agjendën e mbledhjes së radhës të POSP-së, e cila duhet të mbahet më 2 dhjetor në Bruksel. Në takimin e dhjetorit do të diskutohet për gjendjen e negociatave të anëtarësimit, në prani të kryenegociatores Zorka Kordiq, sekretarit shtetëror në Ministrinë e Jashtme sllovene Gasper Dovzan, si dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së KE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Po ashtu do të diskutohet se si të nxitët një konsensus kombëtar mbi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së.

SHARE