MË SHUMË SE 180 KËRKESA PËR AZIL NË BE NGA MALI I ZI

Gjithsej 182 kërkesa për azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë paraqitur nga qytetarët e Malit të Zi.

Këtë e ka treguar raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), shkruan TRT Balkan BHSC.

Raporti thekson se nga janari deri në qershor të këtij viti, 3.778 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së.

Numri më i madh i kërkesave për azil nga shtetas të Shqipërisë është regjistruar në Itali, Greqi dhe Francë.

Në gjysmën e parë të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë paraqitur 3.375 kërkesa për azil.

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë paraqitur 1,872 kërkesa për azil, Serbia 1,660 dhe Bosnja e Hercegovina 750 kërkesa.

SHARE