SH.P.K. “KOMUNALE” TUZ, MERR PËRSIPËR TË GJITHA DETYRIMET E MBLEDHJES DHE TRANSPORTIT TË MBETURINAVE NË KOMUNËN E TUZIT

Sh.p.k. “Komunale” Tuz, njofton se nga data 01.10.2020 merr përsipër të gjitha detyrimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave në komunën e Tuzit. “Ju lutemi që borxhet që i keni, deri më datën 01. 10. 2020, ndaj sh.p.k. “Čistoća” dhe “Deponija” Podgorica, t’i zgjidhni në raport me ata, ndërsa nga data 01. 11. 2020 do të merrni faturën për muajin tetor dhe në vijim nga sh.p.k. “Komunale” Tuz, e cila është përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive komunale,” thuhet në njoftimin e Komunales – Tuz.  Nga SHPK Komunale kërkojnë që qytetarët të japin informatat e nevojshme, në lidhje me pagesën e faturave, ose të japin faturën e fundit nga sh.p.k. “Čistoća” dhe “Deponija” Podgorica, në mënyrë faturat të dorëzohet në formë sa më të rregullt. Këto informacione mund të dërgohet në e-mail adresën racuni@komunalno-tz.me ose në viber +382 67 073 295. Nga SHPK Komunale theksojnë se grumbullimi i mbetjeve komunale do të kryhet në kuadër të objektit, ose sipas marrëveshjes. Në fund, luten qytaterët që nëse i shfrytëzojnë koshat jashtë oborrit të tyre, mbeturinat të hidhen në fund të orarit të punës.

SHARE