Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Guci, në të cilat kanë marrë pjesë pesë parti.
Vendvotimet në atë qytet janë mbyllur në orën 20:00, është konfirmuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
Sipas rezultateve paraprake, koalicioni PB-SD-PSD “Me zemër për Gucinë” fitoi 14 mandate.
Sipas të njëjtave të dhënave, lista “Bashkë për Gucinë” e Forumit Shqiptar dhe UDSH-së Salih Gjonbalaj ka fituar 23,40 për qind të votave, gjegjësisht 7 mandate, lista e PDS-së “Gucia mundet më mirë – Demir Bajroviq” ka fituar 20,61 për qind gjegjësisht 6 mandate. Lëvizja për Guci 7.44 për qind ose 2 mandate, dhe Demokratët 5.16 për qind ose 1 mandat.
Të drejtën e votës në zgjedhjet lokale në Guci e kanë shfrytëzuar 2.126 votues, nga gjithsej 4.618 të regjistruar ose 46,03 për qind.