MAZHORANCA EDHE SOT PA MARRËVESHJE

Liderët e partive të ish mazhorancës parlamentare në Mal të Zi u takuan përësri sot për tu munduar të dalin nga ngërrçi politik, por duket se nuk kanë pasur sukses. Kreu i Partisë së Re Demokratike Serbe Andrija Mandiq, pas mbledhjes së shumicës së vjetër parlamentare, tha se Fronti Demokratik është i gatshëm të bëjë lëshime maksimale për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së 44-të.  Ai u tha kolegëve të tij nga LQ URA se pas kësaj oferte nuk ka asnjë pengesë për arritjen e marrëveshjes dhe i ftoi ata të bisedojnë. Lideri i Demos, Miodrag Lekiq, pas takimit tha se gjatë gjithë këtyre ditëve është përpjekur të kontribuojë në kërkimin e zgjidhjes.  Ai tha se avokoi që Qeveria të formohet në mënyrë autonome dhe se kjo ishte përpjekja e fundit për ta bërë këtë. Nënkryetari dhe deputeti i Malit të Zi Demokratik Dragan Krapoviq u bëri thirrje përfaqësuesve të Lëvizjes Qytetare URA që të kthehen në tryezën e bisedimeve, por edhe të mos e pengojnë marrëveshjen.  Sot në Kuvend ai tha se demokratët janë të gatshëm për një diskutim dhe marrëveshje konstruktive dhe të hapur. Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviq, pas mbledhjes së shumicës parlamentare, tha se me mënyrën se si i kanë zhvilluar negociatat për formimin e qeverisë, kanë treguar se nuk e meritojnë ta udhëheqin vendin. Ndërkohë edhe në PSP thonë se kanë hequr dorë nga çdo kërkesë, me qëllim që të arrihet një marrëveshje. Kryetari Vlladimir Jokoviq tha se kjo parti e vendos në dispozicion secilin post që mban në qeverinë aktuale. Ai u bëri thirrje të gjithëve që “të kalojnë në negociata” dhe të votojnë Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor.

SHARE