KRYEMINISTRI RAMA PREZANTON PROGRAMIN E QEVERISË SË RE

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar programin e qeverisë së re, për mandatin e tretë qeverisës, duke u fokusuar në disa sektorë. Në fillim të fjalës së tij, Rama tha se qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen më të lartë të grave jo vetëm në Shqipëri. Në lidhje me vazhdimin e luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), kryeministri Rama theksoi se nuk ndryshon plani i vaksinimit masiv, sipas tij, falë sigurimit të vazhdueshëm në kohë të dozave të nevojshme të vaksinave. Rama tha se shumica qeverisë do vazhdojë të punojë ngushtësisht, sipas tij, me aleatët strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, “duke e mbështetur pa asnjë rezervë dhe në çdo hap reformën në drejtësi”. Sipas tij, shkolla, universiteti, kultura, sporti për të gjithë do të jenë në këtë mandat të ri qeverisës një drejtim ku do të investojmë energji dhe ide të reja për të krijuar më shumë kushte. Kryeministri Rama theksoi se do të mbështesin me të gjitha forcat rritjen e mëtejshme të kapacitetit digjital të Shqipërisë, sipas tij, për të mbyllur ciklin e shërbimeve me dokumente për qytetarët e sipërmarrjen. Rama tha se shumica qeverisë përgjatë këtij mandati do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuseve, të mjekëve dhe të infermierëve me 40 për qind dhe do të rrisë pagat e administratës publike me 30 për qind.

SHARE