SHIFRA MË E LARTË E HYRJE-DALJEVE NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI

Mesi i gushtit ka shënuar fluks të lartë hyrje-daljesh në Morine, ku për gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 60 mijë shtetas që kanë kaluar në sportelet e kësaj zone kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë, deri më tani nuk raportohet radhë në kufi. Edhe këtë verë shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore

Kjo e premte ka shënuar edhe pikun më të lartë të lëvizjes për këtë verë në Rrugën e Kombit për shtetasit kosovarë që vijnë për pushime në vendin tonë.

Për shumë shqiptarë të Kovës në Shqipëri  nuk është vetëm natyra ajo që të tërheq por edhe gatimet tradicionale të cilat ofrohen me çmime të arsyeshme.

SHARE