MALI I ZI PËR MOMENTIN NUK ËSHTË I INTERESUAR PËR “OPEN BALKAN”

Malit të Zi si kandidati më i avancuar për anëtarësim në BE, më shumë i konvenon iniciativa e Tregut rajonal të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, se sa Open Balkan ku janë për momentin Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këtë për të përditshmen Vijesti e thotë negociatorja e Malit të Zi me Bashkimin europian Zorka Kordiq. ‘’Besoj se perspektiva  europiane bashkon të gjitha vendet e Ballkanit përëndimor dhe në vend të iniciativa rajonale të reja duhet të fokusohemi në implementim sa më të mire të atyre që tashmë ekzisojnë në mënyrë që të arrijmë atë që, mendoj se është qëllimi kryesor it ë gjitha vendeve të rajonit, anëtarësimin në BE’’, theksoi Kordiq. Edhe ish qeveria e Dushko Markoviqit nuk e pranoi iniciativën e nisur nga Vuçiq, Zaev dhe Rama duke u arsyetuar se Mali i Zi ka treg të hapur dhe se nuk ka kurrfarë barierash të ndryshme dhe tregtare ndaj shteteve  tjera por ajo ishte iniciativë e atyre shteteve të cilat njëra tjetres i vendosen barriera.

SHARE