GJELOSHAJ ME BASHKËPUNTORËT E TIJ, PRITËN NË TAKIM ANËTARËT E SHOQATAVE TË MALËSISË NGA SHBA-ja

Sot, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe Shefi i zyrës për bashkëpunim me diasporë Mark Lucgjonaj, pritën në takim anëtarët e shoqatave të Malësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim morën pjesë, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” nga Miçigani – Nrekë Gjolaj si dhe anëtarët Gjergj Ivezaj, Lukë Junçaj dhe Zef Lulgjuraj. Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork, u përfaqësua nga nënkryetari Senad Lulanaj si dhe anëtarët Gjekë Junçaj dhe Hajrudin (Dino) Lulanaj. Ndërsa shoqata “Malësia” nga Kalifornia, u përfaqësua nga kryetari i saj,  Enver Gjokaj.  Në takim në mes tjerash u diskutua akordimi i projekteve përmes Zyrës për bashkëpunim me diasporë, intensifikimi i marrëdhënieve dhe koordinim i përbashkët mes shoqatave dhe institucionit të Komunës së Tuzit.

SHARE