RRITET NUMRI I TURISTËVE: NË ULQIN PUSHOJNË MBI 23.500 MYSAFIRË

Numri i mysafirëve në rivierën e Ulqinit është në rritje të vazhdueshme, tregojnë të dhënat e Organizatës Turistike. Kështu, këto ditë pushojnë 23.564 mysafirë të regjistruar, prej të cilëve 80 për qind janë në akomodimin privat. Në hotele janë 4.699 turistë, ndërsa në kampe dhe pushimore janë të evidentuar 761 mysafirë. Mbi 95 për qind e mysafirëve të cilët pushojnë në Ulqin janë me pasaportë të huaj.

SHARE