KURUMBASHEV: EDHE PJESA TJETËR E OPOZITËS TË KTHEHET NË PARLAMENT

Duke udhëhequr me seancën e këshillit, Petar Kurumbashev, i cili kryeson delegacionin e PE, theksoi faktin se është kaluar një rrugë e madhe dhe konstatoi për një përparim të madh gjatë vitit të kaluar. Kurumbashev përshëndeti pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në këtë këshillë dhe kthimin e tyre në mbledhjet e Kuvendit të Malit të Zi dhe shprehi shpresën se  këtë do ta bëjë edhe pjesa tjetër e deputetëve, sepse, siç tha ai, kjo është detyra e tyre primare.

“Edhe për kundër mos miratimit të Ligjit për deputetët dhe këshilltarët për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, është theksuar rëndësia e miratuar e rekomandimeve të ODIHR-së dhe arritja e përmirësimit të ambientit të zgjedhjeve”, kumtohet nga kabineti i Brajoviqit.

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi dhe atij Evropian,siç thuhet, kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të politikave dhe fokusin në Ballkanin Perëndimor nga ana e kryesuesve dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetarët  Administrativ dhe Komisionit për Integrime Evropiane, deputetët Miodrag Vukoviq dhe Adrijan Vuksanoviq, si dhe kryenegociatori i Malit të Zi me BE-në Aleksander Drleviq.

 

SHARE