NGA NESËR FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË MUAJIT MAJ

Nga nesër do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin maj 2022, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi. Pensioni mesatar për muajin maj, siç thanë ata, është 328.60 euro, ndërsa mjetet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 37.90 milionë euro. “Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, Fondi ka harmonizuar pensionet dhe të drejtat e tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor që nga 1 maji 2022 për 8.15 për qind, në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me ligj”, thuhet në deklaratë.

SHARE