INFLACIONI VJETOR 11.7 PËR QIND

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin maj, krahasuar me muajin prill, janë mesatarisht mbi 0.8 për qind, sipas të dhënave të Monstat. Çmimet e konsumit në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënuan mesatarisht 11.7 për qind më shumë. “Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e mishit, lëndëve djegëse të ngurta, qumështit, djathit dhe vezëve, shërbimet e akomodimit, fruta, automjete, bukë dhe drithëra dhe veshje”, tha Monstat.

SHARE