Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi gjatë vizitës së saj në Bullgari pati një takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheli.
“Pata kënaqësinë të takohem me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, në Sofje. Një bisedë kuptimplotë për situatën e brendshme në Mal të Zi dhe integrimin evropian të vendit tonë. Mali i Zi dhe BE-ja mbeten partnerë të besueshëm dhe muajt përpara do të tregojë se ne jemi të gatshëm të përmbushim reformat në mënyrë që të bëhemi anëtari i ardhshëm i klubit të vendeve më të suksesshme në botë”, tha Gjuroviq në Twitter.