Në Mal të Zi janë regjistruar sot edhe 2 persona të infektuar me koronavirus
dhe të dy këto raste janë në Komunën e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri i
përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 290.
Nga Instituti i Shëndetit Publik mësohet se prej mbrëmë janë analizuar 86 raste.
Më herët u raportua se numri i të shëruarve shkon në 55, ndërsa 34 pacientë po trajtohen dhe shërohen në QKMZ.
Rastet sipas komunave:
Podgorica: 153
Tuzi: 36
Nikshiq: 32
Tivari: 23
Ulqini: 16
Andrijevica: 7
Bijelo Pole: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Danilovgrad: 3
Tivat: 3
Plavë: 1