ISHP-ja PËRSËRI PROPOZON NJË BLLOKIM TOTAL

Instituti i Shëndetit Publik do të propozojë një mbyllje totale të shtetit, tha epidemiologia në atë institucion shëndetësor Marija Bozhoviq. Ajo, vlerësoi se situata në vend është komplekse, shqetësuese dhe alarmante. Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar miratoi masa të reja epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, dhe nesër, së bashku me ISHP-në, ata duhet të paraqesin masat e reja. “Nëse do të vinte tek bllokimi i vendit, do të kishte rezultate, por edhe pas kësaj, masat themelore do të duhet të respektoheshin sepse virusi është këtu dhe numrat ditorë na paralajmërojnë për këtë,” tha Bozhoviq.  Ajo theksoi se nuk është vonë për masa rigoroze. “Jemi vonë me një nivel të duhur për respektimin e masave aktuale,” tha ajo. Bozhoviq u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mos shmangin vaksinimet.

SHARE