BEÇIQ: PROTESTAT NUK DO TË NDALEN

Kryetari i Demokratëve Alleksa Beçiq njoftoi se protestat popullore në qytetet e vendit nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Beçiq tha se në këto protesta Mali i Zi u bashkua rreth arritjeve ekonomike, sociale dhe demokratike dhe se ishte i befasuar pozitivisht nga numri i të pranishmëve. “Këto janë tubime të të gjitha feve dhe kombeve.  Ka edhe nga ata që nuk votuan për një nga anëtarët e koalicionit qeverisës”, tha Beciq për televizionin Adria. Sipas Beçiqit, qëllimi përfundimtar i protestës është kundërshtimi dhe ndalimi i gjithçkaje që, siç thekson ai, po vepron në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe demokratike. “Falë tubimeve masive të qytetarëve, kemi një sekuencë ngjarjesh që është në kundërshtim me skenarin e atyre që ideuan mashtrimin e qytetarëve. Plani për të zgjedhur një qeveri të re në një seancë të jashtëzakonshme në shkurt dështoi”, tha Beçiq. Ai tha se tani e gjithë fuqia formale dhe ligjore kalon në duart e kryetarit të Kuvendit Strahinja Bullajiq. “Nuk ka finalizim të tradhtisë dhe mashtrimit të qytetarëve në shkurt. Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve në Beranë dhe Ulqin dhe presim që zgjedhjet të shpallen në Podgoricë dhe në komunat tjera”, tha Beçiq.

SHARE