ME KËRKESË TË ABAZOVIQIT: KOMISIONI SHTETËROR PËR SANIMIN E BEDENAVE NESËR NË ULQIN

Përfaqësuesit e një sërë institucionesh shtetërore do të qëndrojnë të mërkurën në Ulqin ku, në bashkëpunim me një sërë institucionesh lokale, do të njoftohen më nga afër me problemin e shembjes së një pjese të bedenave të Kalasë. Ato janë anëtarë të Komisionit i cili u formua me kërkesë të nënkryetarit të Qeverisë Dr. Dritan Abazoviq me qëllim që të propozojnë masat konkrete për ta sanuar këtë problem. “Duke pasur parasysh se proceset destruktive në këtë pjesë të Kalasë janë aktive, ndërsa prishja e mëtejme e segmenteve të bedenit është, në përgjithësi, e sigurt, që për pasojë do të kishte dëmtimet e pakompensueshme të kështjelles më të vjetër në bregdetin malazez, nevojiten të ndërmerren të gjitha veprimet për të parandaluar shembjet e mëtejme,” thuhet në Raportin e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore.

SHARE