ABAZOVIQ: SHUMA REKORD E TRANSAKSIONEVE TË PAGESAVE ËSHTË NJË TREGUES SE JEMI NË RRUGËN E DUHUR

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se shuma rekord e transaksioneve të pagesave në dhjetor është një tjetër në serinë e treguesve pozitivë ekonomikë që tregojnë se Qeveria është në rrugën e duhur për të shëruar financat publike të Malit të Zi. Abazoviq njoftoi në Twitter se qarkullimi i pagesave në dhjetor 2022 arriti në 2.17 miliardë euro dhe se kjo është shuma më e madhe e qarkullimit mujor të pagesave që kur është matur vlera e saj.  “Qarkullimi i pagesave në dhjetor 2022 është më i lartë për 400 milionë euro ose 22% e vlerës së qarkullimit të pagesave në dhjetor 2021. Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik po kthehet në flukse të ligjshme, prandaj kemi arkëtime rekord të tatimit mbi vlerën e shtuar, që përfaqëson burimi më i madh i të hyrave buxhetore”, tha Abazoviq. “Kemi shumë punë përpara. Jam i sigurt se në vitin 2023, me gjithë sfidat me të cilat po përballemi, do të arrijmë rezultate edhe më të mira. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha kryeministri.

SHARE