Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot Propozimin e Ligjit për konfiskimin e përfitimin pronësor të fituar nëpërmjet veprimtarisë kriminale, e cili, siç është paralajmëruar, është plotësisht në përputhje me asetet ligjore të Bashkimit Evropian (BE). Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, tha se pas një kohe të gjatë është marrë mendimi i Komisionit Evropian dhe se është vlerësuar se akti është plotësisht në përputhje me asetet e BE-së. Siç tha ai, një vëmendje e veçantë në Ligj i kushtohet perfitimit pasurorë të fituar përmes veprimtarisë së organizatave kriminale. “Është paraparë se kryesit të veprës penale mund t’i konfiskohet pasuria nëse ajo është fituar me veprimtari kriminale dhe vlera e saj totale e parashikuar është së paku 50 mijë euro, nëse vertetohet aktakuza për veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit,“ ka thënë Kovaç në seancën e Qeverisë. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se beson se Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një zgjidhje të mirë ligjore dhe se ky akt duhet të diskutohet në një seancë të veçantë të Kuvendit. Ai tha se me miratimin e Ligjit përfundojnë edhe një obligim tjetër që ua kanë premtuar qytetarëve në fillim të mandatit, duke shtuar se pret që këtë zgjidhje ligjore ta përkrahin të gjithë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq konsideron se ky projektligj duhet të jetë në rend dite në seancën e Kuvendit të caktuar për 27 dhjetor.