17 MILIONË EURO PËR TË MBËSHTETUR PENSIONISTËT

Qeveria miratoi Informacionin për pagesën e ndihmës së njëhershme për pensionistët në Mal të Zi, ku 119.51 mijë do të ndahen rreth 17 milionë euro. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq tha se ky është një aktivitet që Qeveria po e bën me njerëzim dhe ndershmëri. “Nuk donim ta bënim në kontekstin parazgjedhor dhe zgjedhor, kur ndoshta çdo qeveri tjetër do ta kishte bërë. Këtë po e bëjmë tani, kah fundi i vitit aktual, kur shumica e pensionistëve kanë nevojë më së shumti”, tha Damjanoviq në seancën e Qeverisë. Ai ka sqaruar se 200 euro shkojnë për të gjithë pensionistët që marrin pension deri në pensionin mesatar. “100 euro shkojnë për të gjithë pensionistët, shuma e pensionit të të cilëve varion nga pensioni mesatar deri në pagën minimale, ndërsa 50 euro shkojnë për pensionistët, pensioni i të cilëve varion nga paga minimale deri në shumën e shportës së konsumatorit deri në rreth 793 euro”, ka thënë Damjanoviq. Ai tha se me këto 17 milionë po ndihmohen kategoritë vulnerabël të shoqërisë dhe pensionistët, siç pohon ai, janë një nga më të rrezikuarit, për shkak të mënyrës se si i trajtuan qeveritë e mëparshme, si dhe për shkak të efekteve negative të politikës aktuale të Evropës e cila ka lënë pas dore plotësisht pensionistët. Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka theksuar se asnjë kategori e qytetarëve nuk është neglizhuar nga Qeveria. „Pensioni i 13 në fakt shkon në çdo shtëpi në Mal të Zi. Kjo do të thotë vetëm një gjë, ajo është se asnjë kategori e qytetarëve nuk është lënë pas dore nga Qeveria. Ne morëm vendime për më të vegjlit tanë, për foshnjat e porsalindura, shtesa për fëmijë, mbështetje për fëmijët që shkojnë në shkollë…”, tha ai.

SHARE