INSTITUTI: BRENDA 24 ORËVE REGJISTROHEN 12 VIKTIMA, SHËROHEN 959 PERSONA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit kanë përfunduar analizën e 1510 mostra të koronavirusit të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 345 raste të reja pozitive, si dhe 12 viktima. Që nga rezultatet e djeshme, 12 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Podgorica (5), Nikshiqi (2), Plevla (2), Kotori, Herceg Novi dhe Danillovgradi nga 1 person. Deri në orën 17:00, raportohet shërimi i 959 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është 9.454, 135 në komunën e Tuzit.

SHARE