NORMA E PAPUNËSISË RA NË 17.1% NË TREMUJORIN E DYTË

Sipas Anketës së Forcave Punëtore të sapo publikuar nga MONSTAT, shkalla e papunësisë në Mal të Zi në tremujorin e dytë ra në 17,1%, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq. “Me një ulje të ndjeshme të shkallës së papunësisë, rritje ekonomike rekord dhe një deficit minimal, Mali i Zi është gati për paga më të larta ‘Evropa tani’ dhe rritje më të shpejtë të standardeve të jetesës,” shkroi Milatoviq në Twitter.

SHARE