SIJARTO: MALI I ZI ËSHTË GATI TË MBYLLË 4 OSE 5 KAPITUJ

Mali i Zi ka numrin më të madh të kapitujve të hapur dhe është gati të mbyllë 4 ose 5 prej tyre, tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

“Ne kemi një synim të qartë për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare dhe për të mbyllur kapitujt”, tha Sijarto në Luksemburg, ku u mbajt Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Shefi i diplomacisë hungareze tha se janë të përkushtuar që të mbështesin Serbinë dhe kandidatët e tjerë.

“Situata ideale do të ishte nëse Konferenca Ndërqeveritare të mund të mbahej nga të dy vendet, por kjo nuk varet nga ne, por nga konsensusi i të gjithëve,” tha Sijarto.  

Hungaria kryeson Këshillin e BE-së deri në fund të vitit.

SHARE