VARHELI: TË MARTËN DO TË PREZANTOHET PAKETA E ZGJERIMIT

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheli do t’i paraqesë paketën e zgjerimit 2021 komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) të martën, 19 tetor. Në Komisionin Evropian (KE) thuhet se ata do të kenë më shumë detaje rreth Paketës së Zgjerimit pasi krerët e kabinetit të përcaktojnë axhendën e Kolegjiumit të Komisionerëve të BE-së, gjatë së hënës ose të martës. Paketa e zgjerimit përmban raporte të rregullta mbi vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

SHARE