FORMOHET KLUBI I BASKETBOLLIT „DEÇIQ”

Sot, drejtuesit e komunës së Tuzit pritën në takim kryetarin e klubit të basketbollit ,,Deçiq”, Enes Turkoviq, së bashku me stafin dhe basketbollistët e këtij klubi. Qëllimi i këtij takimi ishte inkurajimi dhe përkrahja e lojtarëve për ndeshjen e parë zyrtare e cila zhvillohet nesër në Nikshiq. Basketbollistët u zotuan se do të japin maksimumin në ndeshje, si dhe falënderuan kryetarin dhe komunën për përkrahjen dhe inkurajimin e vlefshëm, pasi që pa ndihmën e komunës funksionimi i klubit do ishte i vështirë.

SHARE