QEVERIA E RE DO TË NDIHMOHET GJITHASHTU NGA INTELIGJENCA JASHTË MALIT TË ZI

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se parashikimi i tij është se qeveria e parë demokratike e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi do të formohet në muajt e ardhshëm, pa u skllavëruar nga datat. Ai njoftoi se do të ketë disa emra në qeveri që janë më pak të njohur për publikun dhe që kanë ndërtuar karrierën e tyre në institucionet e njohura botërore. Ai gjihashtu për TVMZ tha se shpreson për pjesëmarrjen e partive të pakicave në qeverinë e re. I pyetur nëse pretë që partitë e pakicave të hyjnë në qeveri, Abazoviq tha: “Kush nuk hyn në qeveri, më keq për ta. Gjëja më e rëndësishme është që ne të hapim derën për të gjitha partitë që duan të marrin pjesë. Ne jemi vendosur qartë për këtë.” Ne duhet të bëjmë ndërprerje, dhe kjo nuk është në përputhje me interesat e partive të caktuara. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse ata nuk duan të marrin pjesë, tha Abazoviq në emisionin e mengjesit në TVMZ. Pres bisedime pozitive midis mandatarit dhe një Liste të pakicës, tha Abazoviq.

SHARE