GJELOSHAJ: PAVARËSISHT NËSE DO TË JEMI PJESË E QEVERISË, NE DO TË LUFTOJMË PËR QËLLIMET PROGRAMORE

Përfaqësuesit e Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, sot në Podgoricë, u takuan me mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Në takim Lista Shqiptare u përfaqësua nga Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Nikollë Camaj dhe Nazif Cungu. Liderët në fjalë, mandatarit i parashtruan kërkesat të cilat  janë të nxjerrura nga [Platforma parazgjedhore. Mbas takimit siç shprehet z. Gjeloshaj sot u zhvilluan vetëm bisedë ku ata shpalosen programin e tyre. z. Nimanbegu theksoi që ata përcollen një mesazh të qartë në takim se do të luftojnë për një pozitë më të mire dhe shtoi se Lista Shqiptare nuk do të heq dorë nga kërkesat politike në lidhje me integrimin në BE dhe NATO dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

SHARE