Tre Mënyra të Përgatitjes së Gjalpit për të Bërë Biskota

Gjatë kërkimeve të AgroWeb.org për gjetjen e recetës më të mirë të biskotave, zbuluam se një nga faktorët magjikë për përgatitjen e tyre është gjithashtu një nga përbërësit më të zakonshëm të pjekjes: gjalpi.

Edhe pse shumica e recetave kërkojnë që gjalpi të shkrijë në temperaturën e dhomës, disa të tjera kërkojnë gjalpë të shkrirë apo edhe të ftohtë. Kjo për të shkurtuar kohën e përgatitjes ose për të përmirësuar strukturën e biskotave.

AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë për përbërësin e preferuar të biskotave, gjalpin.

Funksioni i gjalpit tek biskotat

Edhe pse gjalpi është kryesisht yndyrë që i jep aromë dhe butësi produkteve të pjekura, ai gjithashtu kontribuon në strukturën e tyre.

Gjalpi luan një rol kritik në strukturën e biskotave sepse yndyra dhe lagështia mund të pengojnë zhvillimin e glutenit, i cili ndikon drejtpërdrejt në formën, përhapjen dhe strukturën e tyre.

Gjithashtu, temperatura e gjalpit ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si do të jenë biskotat tuaja. 

Gjalpi I Zbutur

Shumica e recetave të biskotave kërkojnë përdorimin e gjalpit në temperaturë dhome.

Gjalpi i zbutur në temeraturë dhome është mjaft i butë, por jo aq sa të shkrihet menjëherë në furrë dhe kjo do të bëjë që  biskotat të jenë shumë të holla.

Gjalpi I Shkrirë

Në gjendjen e tij të lëngshme, gjalpi përzihet lehtë me sheqerin dhe miellin.

Falë lagështirës së gjalpit që hidraton miellin, brumi i biskotave do të jetë më i butë.

Dhe nëse brumin e vendosni të piqet menjëherë, biskotat e bëra me gjalpë të shkrirë do të jenë të holla dhe më krokante.

Nga ana tjetër, nëse brumin e biskotave e lini në qetësi para pjekjes, do të përftoni biskota të më të buta.

Gjalpi I Ftohtë

Korja e byrekut dhe brioshët janë shembujt kryesorë të përdorimit të gjalpit të ftohtë dhe të fortë, për të bërë një strukturë më të mirë.

Për të përgatitur biskota me gjalpë të ftohtë fillimisht përgatisni brumin me gjalpë në temperaturë dhome. Më pas e lini të ftohet për të forcuar gjalpin.

Kjo teknikë krijon biskota krokante por me një qendër të butë./AgroWeb.org

SHARE