KURSIMET PËR ENERGJI ELEKTRIKE JANË POTHUAJSE INEKZISTENTE

Kriza e paralajmëruar energjetike, siç janë gjërat tani dhe siç tregojnë të dhënat, nuk i shqetëson qytetarët. Nga Elektroekonomia e Malit të Zi theksuan se kursime thuajse nuk ka, dhe kushtet e motit nuk janë në favorin tonë si dhe bën thirrje për kursime. Në Mal të Zi, në korrik është konsumuar 27 për qind më shumë energji elektrike sesa në qershor. “Krahasuar me vitin e kaluar, është gjithashtu më i lartë konsumi se në vitin 2019”, tha drejtori ekzekutiv i EEMZ, Nikolla Rovçanin. E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur edhe moti nuk është në anën e sektorit të energjisë. Prej kohësh nuk ka reshje serioze, ndaj po përballemi edhe me thatësira të mëdha. “Për përmirësimin e bilancit ujor është i domosdoshëm reshjet ciklonike, për të realizuar një sasi të madhe shiu mbi 100 litra për metër katror”, tha meteorologu Branko Micev. Institucionet shtetërore dhe vetëqeverisjet lokale nuk kanë vendosur ende, si në disa vende evropiane, për masat si fikja e dritave, tabelat me ndriçim e të ngjashme. Por ajo që mund të bëjmë, thonë nga EEMZ, është të vendosim kondicionerët në 25 gradë Celsius dhe  pajisje që janë konsumatorë të mëdhenj ti përdorim kur energjia elektrike është më e lirë.

SHARE