KOMISIONERI VARHELYI VIZITË NË SHQIPËRI

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe së bashku kanë inspektuar Bypass-in e Vlorës, të financuar nga BE-ja.  Pas inspektimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, duke u fokusuar në mbështetjen e BE-së për Shqipërinë, procesin e integrimit evropian dhe çështje të tjera. Rama tha se do vazhdojnë me reformat, me investimet, me financimet e garantuara, sipas tij falë edhe planit ekonomik të investimeve që “u ideua dhe u çua përpara nga komisioni i ri, nën përkujdesin e posaçëm të komisionerit Varhelyi”. Rama foli edhe në lidhje me debatin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për propozimin francez, duke theksuar se “shpreson që rezultati do të jetë pozitiv”. Komisioni Varhelyi duke iu referuar Bypass-it të Vlorës tha se shpreson që kjo të jetë vetëm një nga ato gjërat e para që “bëjmë së bashku”, duke shtuar se “kjo tregon edhe vlerën e madhe të planit të investimeve ekonomike të cilën ne e kemi bërë dhe e kemi ideuar së bashku me qeverinë e Shqipërisë”. Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai tha se është bërë një punë vërtetë shumë e madhe dhe se Shqipëria është gati për të filluar negociatat.

SHARE