PËR ATA TË CILËT JANË VAKSINUAR NË KORRIK, KUPON TURISTIK PREJ 50 EUROSH

Qeveria e Malit të Zi do të akordojë një kupon turistik në vlerë prej 50 euro për të gjithë qytetarët mbi moshën 50 vjeçare që morën dozën e parë të vaksinës në muajin korrik. “Nga fundi i korrikut, përfituesit e kuponit do të marrin një SMS me një mesazh që tregon se ku dhe në cilën periudhë kohore mund të përdorin kuponin, si dhe detaje në lidhje me rezervimet e hoteleve,” njoftoi Qeveria. Hotelet e Ulqinit dhe Rivierës së Budvës janë në dispozicion, si dhe Instituti Simo Millosheviq, i cili do të vërë në dispozicion pajisjet e tij të akomodimit nga fundi i gushtit, dhe përdoruesit e kuponëve do të marrin një shërbim dy netësh mbi bazën e gjysëm-bordit. “Akomodimi në hotel do të jetë në gjendje të përdoret ekskluzivisht nga përfituesi i kuponit. Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces,” theksuan nga Qeveria.

SHARE