Roli i grave në bujqësi: Përkushtimi dhe pasioni i Elvira Dreshaj

Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së çdo vendi, duke siguruar ushqimin bazë për popullsinë dhe kontribuuar në rritjen ekonomike. Në një vend si Malesia, ku bujqësia është një trashëgimi e rëndësishme kulturore dhe ekonomike, prodhimi i ushqimit është një aktivitet kyç për shumë familje.

Ndërkaq, është e rëndësishme të theksohet se në këtë sektor të rëndësishëm, jo vetëm burrat por edhe gratë luajnë një rol të jashtëzakonshëm. Megjithëse shpeshherë flitet pak për rolin e tyre, gratë bujqësore në Malësi janë pjesë e pandarë e prodhimit të ushqimit dhe luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë familjare, por edhe në prodhimin e qindra tonë ushqim.

Elvira Dreshaj përfaqëson pasionin dhe përkushtimin ndaj kësaj fushe të rëndësishme. Duke u angazhuar në punën e saj në serat e bujqësisë gjatë gjithë vitit, Elvira është një pjesë e pandarë e prodhimit të ushqimeve të freskëta dhe cilësore.

Pas përfundimit të sezonit të dimrit me sallat dhe spinaq, Elvira se bashku me bashkeshirtin Ahmetin jane përqendruar tani në kultivimin e kastravec dhe domateve në serat e tyre. Kjo është një detyrë e rëndësishme për të siguruar që prodhimi të vazhdojë me sukses edhe gjatë sezonit dominues. Ndërsa në tokë të hapur së shpejti pritet të kultivojnë edhe shalqinin.

Elvira është e njohur për njohuritë dhe aftësitë e saj të thella në procedurat bujqësore, shi shum nga grate malesore ku njofutine e fillojne mosh te re nga baballaret e pastaj edhe bashkeshorti. Ajo njeh çdo fazë të punës, nga përgatitja e tokës deri te kujdesi për bimët dhe korrja e produktit të përfunduar. Përmes punës së saj si grua në fushën e bujqësisë, Elvira shpreh kënaqësinë dhe gëzimin për profesionin e saj.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE