NGA E HËNA, ORARI I RI I QENDRËS SË THIRRJEVE TË ISHP-së

Nga e hëna Call Center i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) do të punojë sipas orarit të ri të punës, pra ditëve të punës nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ndërsa në fundjavë dhe festa publike një orë më pak, deri në orën 13.00, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. “Përmes linjës 1616, nuk do të jetë më e mundur të planifikohet testimi SARS-CoV-2 për njerëzit që kanë nevojë për një test negativ për shkak të shtrimit në spital, trajtimit ose ndonjë procedure të planifikuar diagnostikuese”, thuhet në deklaratë. Siç shtohet, aplikimi nuk do të jetë i mundur për personat që kanë nevojë për gjetje negative për të hyrë në qendrat e përkujdesit social dhe llojet e tjera të akomodimit kolektiv. “Për caktimin e këtyre analizave, në të ardhmen është e nevojshme që njerëzit të kontaktojnë qendrat shëndetësore kompetente”, thonë nga ISHP.

SHARE