MIKIQ: QEVERIA E PAKICËS DO TË KETË 18 OSE 20 MINISTRI

Qeveria e pakicës do të ketë 18 apo 20 ministri, tha drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq, duke shtuar se procesi i formimit të qeverisë është pothuajse i përfunduar dhe se detajet teknike kanë të bëjnë me Marrëveshjen programore dhe politike. Prioritetet mbeten për t’u harmonizuar. Mikiq tha se formimi i qeverisë pakicë, nëse do të varej prej tyre, do të kishte përfunduar shumë më herët. Ai tha se procesi i formimit të qeverisë pakicë ishte i gjatë në mënyrë të pajustifikueshme dhe se i kishin të gjitha parakushtet për ta përfunduar punën shumë më herët. Mikiq tha se kishte shumë gjasa që Partia Socialdemokrate të ishte pjesë e qeverisë së pakicës dhe se ata kërkuan kohë shtesë për të harmonizuar qëndrimet midis PSD-së, nga njëra anë, dhe nënshkruesve të Memorandumit për Bashkëpunim Politik, nga ana tjetër.

SHARE