COVID 19 NË MAL TË ZI: 71 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thanë se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të enjten dhe dërguan rezultatet për 918 mostra. Pjesa e rasteve pozitive në numrin total të testuar të enjten ishte 7.7 për qind. Thuhet se deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 62 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 475.

SHARE