PËR SHKAK TË MASAVE NË KOHË, VDEKSHMËRIA E ULËT NË MAL TË ZI

Mali i Zi ka zbatuar një seri masash të guximshme dhe në kohë të shëndetit publik në ndërthurje me distancën fizike, duke përcaktuar lehtësirat e kujdesit shëndetësor në koronën spitalorë pozitivë dhe të pastër, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për Europen, Hans Kluge. Rezultati, thotë Kluge, është në rrafshimin e kurbës së epidemisë me një shkallë të ulët vdekshmërie. “Duke parë përpara procedurat e tranzicionit me qëllim heqjën graduale të masave, ne besojmë se tranzicioni duhet të sinkronizohet rajonalisht. Përndryshe, ne rrezikojmë përsëri një shpërthim,” thuhet në njoftim. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi morën pjesë në një telekonferencë rajonale këshilluese Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Jevto Erakoviq, Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave Ranko Lazoviq dhe Ndihmësdrejtori Nemanja Radojeviq, me praninë e Mina Brajoviq, drejtueses së Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi.

SHARE