SHQIPËRIA, E PARA NË EUROPË PËR NETËQËNDRIMET / EUROSTAT: 56.8% MË SHUMË SESA NË VITIN 2022

Eurostat e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e Europës për rritjen më të fortë të net-qëndrimeve të turistëve përgjatë vitit 2023, në krahasim kjo me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga Janari deri në Dhjetor në Shqipëri pati më shumë se një dyfishim të net-qëndrimeve në strukturat akomoduese, konkretisht në krahasim me vitin 2022 është shënuar një rritje me 56.8 %.

Kjo shifër është disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian që njohu një zgjerim të net-qëndrimeve me 6.1%.

Përveç të huajve, vizitorët vendas kanë njohur po ashtu një rritje të ndjeshme prej afro 57% më shumë sesa në vitin 2022.

Të dhënat pohojnë se jo vetëm sezoni veror, por edhe ai dimëror ka lulëzuar. Edhe në tremujorin e fundit të 2023-it, nga Tetori deri në Dhjetor, Shqipëria ka përjetuar rritjen më të madhe të net-qëndrimeve në Europë, me 71.5%.

Për këtë tregues për gjithë vitin e kaluar pas Shqipërisë, vjen Malta me 20.5% si dhe Qipro me 20%.

SHARE