QEVERIA MIRATOI BUXHETIN E BUJQËSISË ME VLERË MBI 75 MILIONË EURO

Qeveria e Malit të Zi miratoi Buxhetin e Bujqësisë për këtë vit, në vlerë prej 75.06 milionë euro.

Qeveria njoftoi se Dekreti për kushtet, mënyrën dhe dinamikën e zbatimit të masave të politikës agrare për këtë vit krijon kushtet për zbatimin e plotë të dispozitave të ligjit që rregullojnë masat e politikës agrare dhe në këtë kuptim edhe mbështetje për fermat bujqësore, shoqatat e prodhuesve bujqësor, kooperativat.

“Me qëllim sigurimin e të ardhurave të fermave bujqësore, forcimin e konkurrencës së bujqësisë malazeze, krijimin e kushteve më të mira jetese në zonat rurale, forcimin e kapaciteteve të institucioneve, arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian (BE) për sigurinë ushqimore dhe forcimin e sektorit të peshkimit,” thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, nga buxheti i bujqësisë ndahen mjete për sistemin e pagesave direkte në fushën e blegtorisë dhe prodhimit bimor, ndërhyrje në treg dhe mbështetje për masat e zhvillimit rural.

Qeveria tha se mjetet janë siguruar edhe për mbështetjen e shërbimeve të përgjithshme në bujqësi, transfertat sociale për popullsinë rurale, mbështetjen teknike dhe administrative për zbatimin e programit.

“Si dhe për zhvillimin dhe fuqizimin institucional të bujqësisë, peshkimit malazez, programin e masave fitosanitare, programin e sigurisë ushqimore dhe programin e masave të detyrueshme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve”, thuhet në njoftim.

SHARE