NATO-ja MBËSHTETET NGA 46 PËR QIND E QYTETARËVE MALAZEZË

Keynote speech by NATO Secretary General Jens Stoltenberg in the CEPA Forum

44 për qind e qytetarëve malazezë do të votonin për daljen e Malit të Zi nga aleanca e NATO-s, ndërsa 46 për qind e qytetarëve do të votonin që vendi të mbetej në këtë aleancë, sipas raportit të fundit të NATO-s për vitin 2023, i cili u prezantua dje në selinë e NATO-s.

Krahasuar me raportin e vitit të kaluar, numri i atyre që do të largoheshin nga NATO u rrit me 12 për qind dhe numri i mbështetësve u ul me 2 për qind.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë prezantimit të raportit tha se bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë.

“Të dhënat janë të qarta: mbështetja publike për NATO-n është jashtëzakonisht e fortë – në të dy anët e Atlantikut. Nëse votimi do të bëhej sot, shumica dërrmuese e qytetarëve në të gjithë vendet aleate do të votonin për NATO-n. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, vetëm 13 për qind do të votonin kundër”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Sipas raportit të fundit, Mali i Zi ka ndarë 106 milionë euro për mbrojtjen në vitin 2023, që është 24 milionë më shumë se një vit më parë.

Nga ky vit, Mali i Zi ndan 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, gjë që është kërkesë e Aleancës.

SHARE