Klubi i Taekwondo-së Besa vazhdon me suksese

Taekwondo është emri i artit marcial te kthyer ne sport modern ndërkombëtar që është ushtruar prej rreth 20 shekujsh ne Kore. Tipari kryesor i Taekwondo është luftimi i lire. Te gjitha lëvizjet e tij bazohen ne shpirtin e mbrojtës, meqenëse Taekwondo është zhvilluar si një mbrojtje kundër sulmeve te armikut. 

Fakti me i rëndësishëm rreth Taekwondose nuk është qe është vetëm një art superior mbrojtjeje , por ai i jep edhe cilësi te mrekullueshme praktikuesve te tij.

Klubi i Taekwondo-së “Besa” nga themelimi i saj 31 vite më parë aktivitetet e saja sportive nuk i ka ndërprerë. Klubi i Taekwondo-së “Besa” zhvillon dhe promovon aktivitetet sportive të artit marcial të Taekwondo-së në qytetin e Tuzit dhe më gjërë.

Taekwondo “Besa” nga Tuzi  u shpall  pjesëmarrësja më e suksesshme e turneut të katërt ndërkombëtar Durmitor Open që u mbaj në  Zhabljak gjatë muajit të janarit.Besa e përfundoi turneun me 9 medalje ari, 12 argjendi dhe 3 bronzi. Klubi nga Tuzi, përveç vendit të parë në renditjen e përgjithshme, fitoi edhe trofeun për ekipin më të mirë në luftime. Në forma, Besa e përfundoi garën në vend të dytë. Në këtë ture klubi Besa u parqai  me 22 garues në luftime dhe forma, për disa nga ata ky ishte turneu i parë.  Turneu mblodhi më shumë se 150 garues nga Kroacia, Siria, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Organizator i turneut ishte klubi i Taekwondo Durmitor Vrhnika nga Zhabljaku.

Nuk munguan shumë ditë që sportistët e klubit besa të paraqiten nëturneun G1 në Insbruk, kësaj here juniorët Andrea Berishaj dhe Benan Jusufgjokaj.
Andrea Berishaj, fitoi medaljen e argjendtë në turneun G1 në Insbruk. Ajo në ndeshjen finale të kategorisë deri në 63 kilogramë është mposhtur nga gjermanja Viktorija Rucinski. Berishaj si e katërta ishte e lirë në raundin e parë, në të dytin mposhti hungarezen Sidonia Feher, ndërsa në ndeshjen gjysmëfinale eliminoi francezen Asumaia Langoust.

Ndërsa Benan Jusufgjokaj është dashur të heqë dorë nga ndeshja për shkak të lëndimit.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE