ÇMIMET E KONSUMIT JANË 4.3 PËR QIND MË TË LARTA SE VITIN E KALUAR

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin shkurt të këtij viti në krahasim me muajin paraprak ishin mesatarisht 0.4 për qind më të larta.

Çmimet e konsumit në shkurt 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, janë mesatarisht më të larta për 4,3 për qind, njoftoi Drejtoria e Statistikave MONSTAT.

MONSTAT thotë se ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në këto grupe: karburantet dhe lubrifikantët për mjetet motorike; perime; mallra afatshkurtër për mirëmbajtje rutinore shtëpiake; shërbime parukerie dhe shërbime të tjera të kujdesit personal; shërbime për mirëmbajtjen dhe riparimin e apartamenteve; pajisje të tjera, objekte dhe produkte për kujdesin personal; vajra dhe yndyrna. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera nuk ndryshuan ndjeshëm.

SHARE