BE E KONFIRMON ZYRTARISHT: MË 19 MARS TAKIMI MES KOSOVËS E SERBISË

Brisel, 9.12.2020. - Evropska unija ocekuje da Srbija, kao zemlja koja se opredelila za clanstvo u EU, uskladi svoju spoljnu politiku sa spoljnom politikom EU kako se ne bi narusila njena evropska perspektiva, saopstio je za agenciju Beta portparol EU Peter Stano.Uz vest Bete. *Arhivska fotografija snimljena 22.01.2020.godine. (BETAPHOTO/European Commission/XAVIER LEJEUNE/DS)

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar zyrtarisht se më 19 mars do të mbahet takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit.

“Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi Stano rikujtoi se kohë më parë ishte zhvilluar një takim në Bruksel lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tij, ky takim solli ca rezultate, por duhej të vazhdohej me diskutim, në nivel të kryenegociatorëve.

 “Ky problem u krijua si pasojë e mungesës së koordinimit dhe veprimit të njëanshëm që krijoi probleme në dialog. Por e mira është se ne filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut. Pra, vazhdimi i diskutimeve lidhur me dinarin do të jetë nga çështjet e pakta në rendin e ditës të martën e ardhshme”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se përpos çështjes së dinarit, do trajtohet edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, apo siç u shpreh ai do të preken aspektet individuale të kësaj çështjeje si nga palët, ashtu edhe nga ndërmjetësi.

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Por, në atë takim, ku Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, nuk pati ndonjë rezultat. Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë parasysh ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja po kërkon që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të dialogut që ajo ndërmjetëson.

Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, Serbia kërkon një zgjidhje politike për këtë çështje.

SHARE