Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit, që shënohet sot, Qendra për Edukim Qytetar theksoi shkallën e ulët të përgjegjësisë tek tregtarët, si dhe informimin e pamjaftueshëm të konsumatorëve për të drejtat e tyre.
“Ky problem, për fat të keq, ende shoqërohet me një numër të pamjaftueshëm të sanksioneve për ata që shkelin ligjin”, deklaroi Qendra për Edukim Qytetar.
“Diskriminimi i konsumatorëve me shikim të dëmtuar ndodh çdo ditë, veçanërisht për shkak se nuk zbatohet në mënyrë adekuate obligimi për shënjimin e produkteve në alfabetin Braille, i cili është paraparë me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve,” njofton Shoqata e të Verbërve.
Në gjashtë vitet e plota që nga fillimi i aplikimit të këtyre rregulloreve, janë shënuar rreth tetë milionë e gjysmë produkte.
“Po shfrytëzojmë rastin t’i apelojmë organeve inspektuese në kuadër të punës së tyre të rregullt, të inspektojnë të gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe zinxhirët tregtarë dhe të mos veprohet ekskluzivisht në raportet e konsumatorëve me shikim të dëmtuar”, theksojnë ata në deklaratë.