100 ditët e para të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik u shënuan me fillimin e reformave strukturore dhe mbështetjen për qytetarët dhe ekonominë përmes një pakete më të madhe masash, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. Poashtu u arrit sukses në rritje të pagave minimale, u inkurajua punësimi i ri, ndërsa në të njëjtën kohë u punua në sigurimin e sezonit të suksesshëm turistik, forcimin e mjedisit tëbiznesit dhe përmirësimin e sistemit të inovacionit,. Rënia ekonomike prej më shumë se 15 përqind u shkaktua nga pandemia, por edhe nga politikat e këqija, të cilat penguan më tej aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Qeveria e ka shpallur këtë vit vitin e drejtësisë sociale, dhe në këtë frymë, paga minimale është rritur në 250 EUR, dhe në të njëjtën kohë po punohet për të ulur ngarkesat e taksave në ekonomi.